Hera e 5-të e nisur me disfatë, Spaleti di si të ringrihet

Aug 21, 2018 | 14:09
SHPËRNDAJE

Humbën prej pe nalltisë”. Luçiano Spaleti e rikujtoi, pasi e kishte përsëritur disa herë kur e pyesnin, një çast përpara se të mbyllte intervistën post-Sasuolos. E tha duke qeshur, thuajse i argëtuar; më pas i shkeli syrin telekamerës dhe u largua, i sigurt që një humbje në debutim, e për më shumë nga një 11-metërsh, nuk është arsye për t’u shqetësuar. Në fund të fundit, jemi vetëm në fillim të një sezoni prej 50 ndeshjesh mes kampionatit e kupave.

spaleti

Një qëndrim solid, si dikush që ka parë shumë, ai i trajnerit të Interit: nuk mund të jetë ndryshe, tanimë në sezonin e tij të 25-të në pankinë. Natyrisht, nuk është mësuar me humbjet në debutim, por e kaluara e tij tregon se nga një rënie në start mund të ringrihesh qetësisht. Asgjë nuk është e humbur.

EMPOLI: DEBUTIM ME HUMBJE DHE PROMOVIM

Ai kundër Sasuolos është debutimi i pestë “i hidhur” në karrierë për Spaletin, i katërti në Serinë A me skuadrën e katërt të ndryshme. Për të parin është e nevojshme të kalohet te sezoni 1996-’97: trajneri toskan stërvit Empolin në Serinë B, por bëhet fjalë për eksperiencat e para, për kampionatin e dytë të zhvilluar nga fillimi (sezoni paraprak, i pari si trajneri i skuadrës së parë, ishte triumfal dhe u mbyll me ngjitjen nga Seria C1). Debutimi në B i rezervon një surprizë.

Spaleti

Empoli humbet (1-0) në fushën e Padovës, i thyer nga një gol në të 90-ën (i van Utreht). Me shumë mundësi nëse do e kishin intervistuar në atë kohë, do ishte përgjigjur “humbëm në të 90-ën”. Faktet i japin të drejtë sepse në javën pasardhëse Empoli ringre kokën (2-0 me Salernitanën), duke inauguruar një sezon historik, i mbyllur me një tjetër ngjitje në kategori: ketë herë, në Serinë A. I dyti pas krahëve të Breshias, 2 pikë më pak, por me të njëjtin numër humbjesh (8): disfata e parë, pra, nuk bëri aspak ndryshim.

SËRISH EMPOLI

I ndërgjegjshëm për sa ndodhi një sezon më parë, Empoli nuk shqetësohet as sezonin pasardhës kur, sak- ‘ tësisht më 31 gusht 1997, kampionati nis me një humbje. Këtë herë luhet në Serinë A, përballë ka Romën e Zemanit dhe një dopietë e argjentinasit Abel Balbo fikson rezultatin në 3-1, pasi Kapelini nga pika e bardhë i ishte përgjigjur avantazhit të Delvekios.

spaleti-470x264

Në javën e dytë tjetër humbje (2-1 kundër Napolit), më pas Empoli nis dalëngadalë të rritet. Kampionatin do e mbyllë në vendin e 13-të, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore.

UDINEZE: KAPET UEFA

Kureshtar, në këtë pikë, që dy sezonet pasardhëse, në drejtim të Sampdorias e Venecias, të nisura të dyja me barazime (2-2 dhe 1-1, gjithmonë me Udinezen), nuk i ka përfunduar, duke mbyllur aventurën përpara kohe me shkarkim. Udineze me sa duket ishte në fatin e tij: edhe në drejtimin e bardhezinjve sezonin (2003-’04) e nis keq, kur në javë e parë humbet brenda fushe kundër Romës (këtë herë atë të Kapelos), me golin fillestar sërish të Delvekios dhe “vulën” e Montelës pas barazimit të Kroldrup. E megjithatë, edhe ai sezon mbyllet me buzëqeshje: vend i shtatë që vlen kualifikimin në Kupën UEFA (sot Liga e Europës).

spa

ROMA: KËTË HERË… “DORËZOHET”

Fati e ndal së ndjekuri kur Spaleti gjendet në pankinën e Romës: i pesti (ai 2009-’10) është sezoni më delikat me verdhekuqtë, që nis me humbjen 3-2 në transfertën e Gjenovës, kundër Xhenoas së Gasperinit dhe përfundon 7 ditë më pas me dorëheqjen e trajnerit pas humbjes kundër Juventusit (3-1). Janë, megjithatë, raste të rralla për Luçiano Spaletin, pasi humbja në të parën nuk është zakon për trajnerin toskan. Dhe ato sinjale, buzëqeshja dhe shkelja e syrit përballë telekamerave pas Sasuolos, shërben për si rikujtesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura