Heqja e vizave për Kosovën, Balla mbështet kërkesën e 42 eurodeputetëve: BE po humbet besueshmërinë duke mos respektuar…

Jul 7, 2020 | 18:09
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryetari i Grupit të PPE-së në Parlamentin Evropian, Andrey Kovatchev sëbashku me 41 eurodeputetë i ka dërguar një letër presidentit të Francës, Emmanuele Macron dhe kryeministrit holandez, ku i kërkon që Këshilli i Europës të heqë vizat për qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit 2020.

balla

Përmes një shënimi në Twitter, Kovatchev shkruan se prej dy vitesh Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet.

“Së bashku me 41 eurodeputetët, nënshkrova 2 letra për Presidentin Emmanuele Macron dhe kryeministrin holandez/ kërkesë që të heqin vizat për qytetarët e Kosovës në Këshillin e Europës deri në fund të vitit 2020. U bënë 2 vite që kur Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e teknologjisë, Kështu që BE-ja mund të jetë një ndërmjetës i drejtë!” shkruan Kovatchev.

Ky reagim i zëvendëskryetarit të Grupit të PPE-së në Parlamentin Evropian është mbështetur edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Teksa ka shpërndarë postimin e tij, Balla shkruan se është plotësisht dakord me Kovatchev, ndërsa thekson se BE po humbet besueshmërinë duke mos respektuar përmbushjen e standardeve.

“Jam plotësisht dakord me Andrey Kovatchev që BE po humbet besueshmërinë dhe korrektësinë duke mos e korrigjuar përmbushjen e të gjitha standardeve teknike të Kosovës. Faleminderit për të gjithë eurodeputetëve nga grupet kryesore politike për mbështetjen e madhe të treguar përmes letrave që i dërguan Presidentit dhe Kryeministrit”, shkruan Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura