Heqja e pasaportave diplomatike për futbollistët e europianit, Vasili: Turp, nuk besoj se Rama do ketë fytyrë ti afrohet më Kombëtares

Sep 10, 2019 | 11:16
SHPËRNDAJE

Andi Lila, futbollisti i Tiranës dhe njëherazi kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, tregoi në emisionin “Procesi Sportiv”, faktin se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, u ka hequr pasaportat diplomatike futbollistëve shqiptarë të cilët ishin pjesë në Europian, që u dekoruan në vitin 2016.

petritvasili

Pas kesaj deklarate, ka reaguar nenkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili ne nje postim ne rrjetet sociale thote se “Heqja e pasaportave diplomatike per heronjte Kombetares Kuq e Zi turp dhe marrezi!”

“Nuk kane nevoje djemte e shkelqyer te Kombetares per pasaportat diplomatike ,por ka nevoje shteti per ti dhene vlere asaj pasaporte.

Andi Lila me shoke ju jeni heronjte tane qe mbrojtet simbolet ne mes te Beogradit.

Dhe ky Edi Rama qe i jargavitej Kombetares kur kualifikohej ne Europian qe te rrembente ndonje llokme lavdie.Turp e faqe e zeze.

P.S Nuk besoj se ky Edi Rama do te kete fytyre ti afrohet më Kombetares,pas ketij turpi qe nuk shlyhet dot kurre.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura