Heqja e Llallës dhe zgjedhja e kryeprokurorit, Basha mesazh të qartë Ramës: Nuk lejojmë…

Nov 23, 2017 | 18:39
SHPËRNDAJE
Kreu i PD-se, Lulzim Basha i ka dhene pergjigje sot pyetjes lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit te ri te vendit, pas mbarimit te mandatit te kreut te Prokurorise se Pergjithshme, Adriatik Llalla.
Lul-Basha

Zoti Basha mazhoranca ka vendosur që të zgjedhë një prokuror tjetër pasi Adriatik Llallës i përfundon mandati në fillim të dhjetorit. Deri tani PD ka heshtur mbi këtë nismë të PS, sikundër po hesht dhe për kërkesën tjetër të PS për shkarkimin e kreut të KQZ.

Basha: Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta: Prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Ky që ndërmori këtë sulm të ashpër ndaj prokurorëve vetëm sepse kërkuan hetimin dhe arrestimin e Saimir Tahirit nuk mund të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm, as deputetët e Partisë Socialiste që e mbrojtën duke i mbajtur imunitetin nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithshëm.
Nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithshëm miqtë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit. Një prokuror i përgjithshëm i emëruar nga këta njerëz do të thotë fund i hetimeve në rastin “Tahiri”, fund i hetimeve në rastin e “Dakos”, do të thotë fund i hetimeve në kupolën kriminale dhe do të thotë fushë e lirë për krimin.
Ndaj nuk mund të emërohet nga Edi Rama Prokurori i Përgjithshëm dhe ne nuk do ta lejojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë këtë. Për më shumë kjo bie në konflikt total me frymën e Kushtetutës dhe të reformës në drejtësi dhe për të kuptuar absurditetin mjafton t’ju kujtoj se edhe vetë Saimir ka të drejtë të votojë. Pra, i bie që një prokuror i përgjithshëm të zgjidhet me votën e Saimir Tahirit dhe ky prokuror është ai që do të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin.

Pyetje: Si do ta pengoni?
Basha: Me të gjitha mjetet dhe format. Nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë emërimin nga Edi Rama të prokurorit të përgjithshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura