Heqja e karantinës për ata që vijnë nga Greqia e Maqedonia e Veriut/ Shehu: Turp për Komitetin! U kthye në vegël të autokratit për deformimin e votave

May 5, 2021 | 15:09
SHPËRNDAJE

Kandidati fitues i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, ka reaguar pas vendimit të Komitetit Teknik për heqjen e karantinës për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, vendim i marrë pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

trt

Shehu e konsideron këtë një turp për kryeministrin dhe Komitetin që sipas tij është kthyer në një vegël në duart e autokratit për të deformuar votën e lirë.

“Krim dhe përgjegjësi e madhe kjo, jo vetëm morale, që asnjë specialist nuk do ta mbante mbi shpatullat e tij”, shkruan Shehu në rrjetet sociale.

Deklarata e plotë

Nje Kryeminister qe keq perdor deri ne kete pike nje “Komitet”; dhe nje “Komitet teknik”, qe pranon te keq perdoret kaq shume!

Sot, 10 dite mbas “votimeve” ky Komitet deklaron se heq Karantinen per ata qe vijne nga Greqia e Maqedonia e Veriut.

Dhe e merr kete “vendim” shume shpejt mbas dekretit bllokues te nje jave para zgjedhjeve, kur atij akoma nuk i eshte “thare boja” e vules kryeministeriale.

Turp e vetem turp ky, per Kryeministrin, Qeverine e ate Komitet, qe pranon te kthehet ne nje vegel ne duart e autokratit, pikerisht per te deformuar ate qe eshte themeli i demokracise, Voten e Lire!

Dhe ky nuk ishte veprimi i pare i tille, ndonese eshte me skandalozi ne kete drejtim.

Mjafton te permendim ketu dhe vendimin e meparshem per te mos lejuar qe qytetaret ne “karantine” Covid as te mos votojne e as te mos u krijohen mundesite e kesaj neper shtepi, gje qe edhe Kosova e realizoi terresisht.

Dhe kjo u realizua pa bere transparente asnje liste, thjesht sipas vullnetit e interesave te manipuluesve te ketij procesi zgjedhor.

Pra ky komitet nen urdherat dhe nenshtrimin e plote ndaj “te parit” u kthye keshtu nga nje institucion teknik mjekesor qe duhej te ishte (ne fakt nuk ka qene kurre i tille), edhe ne nje instrument perjashtues te shqiptareve nga e drejta e votes, i perdorur ne dimensione te gjera per deformimin e saj, pra te demokracise!!

Krim dhe pergjegjesi e madhe kjo jo vetem morale, qe asnje specialist nuk do ta mbante mbi shpatullat e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura