Heqja e imunitetit, shtyhet të hënën shqyrtimi për Doshin. Frroku dorëzon mbrojtjen me shkrim. PD kërkesë për heqjen e mandatit të Kokëdhimës

Mar 22, 2015 | 12:43
SHPËRNDAJE

UPDATE/Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren përfundoi pas 120 minutash, ku u mbajt me dyer të mbyllura në Kryesinë e Kuvendit. Deputeti Tom Doshi ka kërkuar kohë për t’u njohur me materialet e prokurorisë për të përgatitur mbrojtjen dhe për këtë arsye, komisoni e ka shtyrë vendimin për ditën e hënë, në orën 10:00. Ditë kur Doshi, pritet të paraqesë mbrojtjen e tij. Në njoftimin zyrtar të Kryesisë së Kuvendit, thuhet se të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme.

Pas diskutimeve, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi që të pranojë kërkesën procedurale të zotit Doshi për më shumë kohë në njohjen  e kërkesës së Prokurorisë dhe për të pasur një avokat mbrojtës. 

Ndërsa deputeti Mark Frroku, i cili ka qëndruar vetëm 19 minuta në Kryesinë e Kuvendit, mësohet se ka paraqitur mbrojtjen e tij, shpjegimet dhe vërejtjet rreth çështjes me shkrim dhe është larguar.

Tom Doshi dhe Mark Frroku

Mes dy ish-miqve duket se nuk ka pasur përballje këtë pasdite, pasi vetë Tom Doshi i pyetur nga mediat, deklaroi se nuk ishte prezent kur Frroku kishte hyrë në Kryesinë e Kuvendit dhe tha se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me të.

Pas perfundimit te mbledhjes, ka qene deputeti demokrat Eduard Halimi ai qe ka njoftuar se kolegu i tij Arben Ristani ka bere kerkese te shqyrtohet nga komisioni heqja e mandatit te deputetit socialist Koço Kokedhima. Por socialistet ne komision kane thene se kjo kerkese nuk eshte ne rendin e dites.

Keshilli per Mandatet dhe Rregulloren i drejtuar nga nenkryetari i Parlamentit Vangjel Dule, nisi mbledhjen ne oren 17:12 per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise, derguar Kuvendit, per arrestimin e dy deputeteve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ndersa perfundoi ne oren 19:12.

Mbledhja e Keshillit te Mandateve
Mbledhja me dyer te mbyllura vijoi edhe pas largimit te Mark Frrokut dhe Tom Doshit. Por ne kete mbledhje me 9 anetare, ka munguar deuteti i PDIU-se Dashamir Tahiri.

Këshilli Parlamentar për imunitetet, i cili përbëhet nga 9 anëtarë dhe qe drejtohet prej Dules, shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë per arrestimin e dy deputeteve. Menjëherë pas marrjes së shkresës së Prokurorisë, Kuvendi ka vënë në dijeni dy deputetët, të cilët kanë të drejtë të japin argumentet e tyre në mbledhje, por edhe me shkrim.

Si do procedoje Keshilli:

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë si dhe pas dëgjimit të argumenteve të palëve të interesuara, Këshilli paraqet një raport të posaçëm në Parlament.

Rekomandimi që jepet prej Këshillit të Mandateve shqyrtohet si pikë e parë e punimeve të seancës plenare. Në seancë do të kenë të drejtë që të flasin vetëm dy deputetët, për të cilët është kërkuar arrestimi dhe kontrolli në banesë.

Votimi i raportit të këshillit të mandateve do të jetë i fshehtë. “Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit”, thuhet në pikën 5, të nenit 118 të rregullores së Kuvendit. 

ANETARET E KESHILLIT PER MANDATET DHE RREGULLOREN:

Ilir Meta  LSI Kryetar Kuvendi
Fatmir Xhafaj  PS Anëtar
Namik Dokle  PS Anëtar
Vasilika Hysi  PS Anëtar
Armando Subashi PS Anëtar
Eduart Halimi PD Anëtar
Arben Ristani PD Anëtar
Kastriot Islami PD Anëtar
Dashamir Tahiri PDIU Anëtar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura