Hepatiti misterioz që është përhapur deri tani në 12 shtete, çfarë duhet të dinë prindërit. Ja simptomat që nuk duhen neglizhuar

Apr 25, 2022 | 11:33
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me një shpërthim misterioz të sëmundjes së mëlçisë që ka prekur fëmijët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Dhjetra fëmijë të moshave nga një muajsh deri në 16 vjeç janë prekur nga inflamacioni i mëlçisë në 12 shtete deri tani, raporton The Sun.

hepatiti

Nuk dihet se në cilin shtet ka ndodhur vdekja e fëmijës, pasi OBSH nuk konfirmoi më tepër detaje mbi shpërthimin e hepatitit misterioz.

Ndërsa numrat e të sëmurëve janë rritur javët e fundit, ka pasur 17 fëmijë që janë sëmurë aq shumë sa kanë nevojë për transplantim të mëlçisë, shkruan The Sun.

Mbretëria e Bashkuar po sheh numrin më të madh të rasteve deri më tani, me 114 fëmijë të sëmurë nga 169 raste globale.

SHBA, Spanja, Izraeli, Danimarka, Irlanda, Holanda, Italia, Norvegjia, Franca, Rumania dhe Belgjika gjithashtu kanë regjistruar raste të këtij infeksion misterioz.

Rastet janë shtuar pasi sëmundja misterioze u raportua për herë të parë, teksa ekspertët janë duke u përpjekur të zbulojnë se çfarë e ka shkaktuar atë.

Aktualisht shkencëtarët mendojnë se shkaku më i mundshëm është një adenovirus – viruse të zakonshme që shkaktojnë simptoma të ngjashme me gripin dhe problemet gastro-intestinale, dhe zakonisht zgjidhen pa ndonjë problem afatgjatë.

Tek fëmijët ato në përgjithësi shkaktojnë një sëmundje të lehtë, me inflamacion të mëlçisë (hepatit) të rrallë.

Tradicionalisht, llojet e infeksioneve të shkaktuara nga adonoviruset përfshijnë dhembje veshi, ftohjet e zakonshme, sytë me ngjyrë rozë dhe probleme me bajamet, kollë, dhimbje fyti, diarre dhe temperaturë.

Dr Meera Chand, Drejtore e Infeksioneve Klinike dhe Emergjente në UKHSA, tha se ka prova në rritje që hepatiti misterioz është i lidhur me infeksionin adenovirus.

Rrugë të tjera po hetohen gjithashtu, si një infeksion tjetër duke përfshirë Covid-in, ose një shkak mjedisor.

Por ekspertët kanë përjashtuar vaksinat kundër Covid pasi asnjë nga fëmijët e prekur nuk kishte marrë një injeksion.

Prindërve u është kërkuar të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së viruseve duke mbikëqyrur fëmijët e tyre të lajnë duart sa më shpesh.

Gjithashtu bëhet thirrje që fëmijët të teshtijnë tek brryli ose në një pecetë.

Ja 10 shenjat kryesore paralajmëruese të hepatitit:

Urinë me ngjyrë të errësuar
Gjuhë e zbehtë deri në ngjyrë gri
Lëkurë e irrituar dhe kruajtje
Zverdhja e syve dhe lëkurës (verdhëza)
Dhimbje të muskujve dhe kyçeve
Një temperaturë të lartë
Ndjenjë dhe të qenit i sëmurë
Të ndjerit jashtëzakonisht të lodhur gjatë gjithë kohës
Humbje e oreksit
Dhimbje barku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura