Hëngrën qebap, 9 futbollistë helmohen teksa ishin në fazë përgatitore

Jan 14, 2018 | 13:23
SHPËRNDAJE

Situata te Borusia e Dortmundit nuk është aspak e qetë. Përveç rezultateve jo të mira që ka marrë ekipi, një ngjarje tjetër e pakëndshme ka ndodhur për trajneri Piter Stoeger. 9 prej lojtarëve të klubit verdhezi janë helmuar në Spanjë, teksa kryenin fazën përgatitore, nga konsumimi i mishit të qebapit.

qebap

Sapo kanë mbërritur në tokën gjermane, Buriki, Bartra, Toprak, Pulisiç, Vaidenfeler, Shyrle, Larsen, Shahin e Reiman shfaqën probleme helmimi dhe shkuan menjëherë në klinikën mjekësore të klubit. Nga hetimi i kryer brenda klubit, u arrit në konkluzionin se mishi mund të ketë qenë i helmuar.

dortmund

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura