Helmimi në Krujë, Ministrja Manastirliu: Janë paraqitur 370 qytetarë për shërbim mjekësor! Spitali i Durrësit në dispozicion për pacientët

Oct 26, 2021 | 12:09
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka udhëtuar drejt Krujës pas helmimit të qindra qytetarëve ku shkak dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm.

Në një deklaratë për mediat, ajo thotë se nëse do të jetë e nevojshme, edhe Spitali i Durrësit do të vendoset në dispozicion për pacientët që kanë shfaqur probleme.

Sipas saj, deri më tani në spitalin e Krujës janë paraqitur 370 pacientë me shenja të helmimit.

E pyetur lidhur me furnizimin me ujë të spitalit, Manastirliu nuk preferoj të përgjigjet teksa drejtoresha e spitalit deklaroi se ka ujë të pishëm.

Manastirliu: Kam ardhur për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të qytetarëve që marrin shërbim në spitalin e Krujës. Situata paraqitet e qetë, pa komplikacione, nuk kemi ndonjë qytetar me gjendje të komplikuar shëndetësore. Janë rreth 370 qytetarë që janë paraqitur në spital ku kanë marrë shërbimin e nevojshëm. Sot janë paraqitur 60 qytetarë. Tashmë janë edhe disa pacientë të tjerë që po marrin shërbim në urgjencë, janë rreth 30 qytetarë aktualisht. Ka edhe adoleshentë, fëmijë e të rritur. Sa i përket hetimit epidemiologjik, të gjithë strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bashkisë po kryejnë të gjitha investigimet në të gjitha pista e mundshme. Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, janë një seri pistash që po investigohen. Po pyeten të gjithë qytetarët se çafër kanë konsumuar dhe do kemi rezultat përfundimtar kur të kemi rezultatin e analizave mikrobiologjike. Kemi marrë masa që nëse do të ketë raste të shtuara edhe spitali i Durrësit mund të vendoset një pavion për të pritur pacientët. hetimet po kryhen në shumë pista.

Pyetje: Spitali i Krujës me cfarë uji po furnziohet?

Manastirliu: Mesa di bashkia ka marrë masat për këtë gjë. Drejtoresha mund të përgjigjet nëse ka ujë në spital.

Drejtoresha: Po aktualisht spitali ka ujë të pijshëm.

Manastirliu: Të gjitha masat janë duke u marrë, çdo gjë do raportohet në kohën e duhur. E rëndësishme për ne është fakti që shërbimi shëndetësor nuk mungon.

Sipas News24, deri më tani në spital kanë përfunduar 370 persona me shenja të helmimit të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Në Krujë ka shkuar dhe një ekip nga Inspektorati i Shëndetit për të kryer inspektime mbi situatën e krijuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura