Helmimi masiv i qytetarëve, deputetet e PD nga spitali i Krujës: Ka shumë fëmijë të prekur, ku janë organet e drejtësisë? Rama inauguroi gjatë fushatës tenderin korruptiv të ujësjellësit

Oct 26, 2021 | 13:35
SHPËRNDAJE

Tre deputete të Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe Merita Bakiu kanë vizituar sot në spitalin e Krujës pacientët e shtruar që kanë shfaqur prej të dielës shenja të helmimit, që paraprakisht aludohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

Deputetet e PD kanë përmendur faktin se disa muaj më parë, gjatë fushatës kryeministri Edi Rama ka inaguruar ujësjellësin e Krujës ndërsa e kanë quajtur këtë “një tender korruptiv”.

Deputetet teksa thanë se situata është kritike dhe mes të helmuarve ka edhe shumë fëmijë, kërkuan që organet e drejtësisë të veprojnë dhe të bëjnë transparencë për ngjarjen.

Deputetja Oriola Pampuri: Kushtet linin shumë për të dëshiruar në spital, një numër kaq i lartë personash që janë helmuar s’mund të jenë nga një ushqim se s’kanë qenë në një vend, ajo që aludojnë është uji. IUji ka lidhje me atë që Rama inaguroi gjatë fushatës atë tenderin korruptiv të ujësjellsit.

Nëse ministrja thotë se kushtet s’janë ashtu si i pasqyroi kolegia, janë ashtu e mos më keq. Mos bëjmë show por të themi realitetin, sot është prekur jeta e qytetarëve për shkak të tenderave korruptivë, ne na kushton më shumë të mbajmë në qeveri këta politikanë të korruptur

Sa qytetarë janë në shtëpi që po ndiqen? Sa ekpie ka cuar ministria për të ndjekur keta qytetarë, cfarë mjekimi po marrin? Asgjë, nuk i vlen askujt të thotë që situata është rozë.

 

Dhurata Çupi: Një shqetësim i ngritur nga deputetja kolege e Krujës në Parlament që dje nuk u mor seriozisht nga organet, mund të kishte dhe parandalim.

Janë shumë fëmijë të prekur, një djalë 10 vjecar sapo e takuam në derë, me ata që biseduam pretendojnë që mund të jetë nga uji.

Ku janë organet e drejtësisë e prokuroria, cfarë masash ka marrë prokuroria për të siguruar provat? Pse ska ‘sqarim cfarë po hetojnë për këtë cështje?
Se është masive helmimi dhe ka një indicie.

Kryeministri disa muaj më parë ka bërë fushat madje ka provuar edhe ujn duke thënë që është në kushtet për tu përdorur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura