Helmimi i ish-spiunit rus/ Theresa Maya ‘ultimatum’ Putinit: Brenda 24 orëve…

Mar 12, 2018 | 18:37
SHPËRNDAJE

Është mbledhur pasditen e sotme Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Britani për hetimin e helmimit të ish-spiunit rus dhe vajzës së tij rreth një javë më parë.

Kryeministrja Theresa May i është përgjigjur  presidentit Rus Vladimir Putin i cili në një deklaratë i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar për të përfunduar hetimet përpara se të fillojnë bisedimet zyrtare me Rusinë.

Theresa

Maya gjatë fjalës së saj tha se “Rusia duhet të shpjegojë se si agjenti i nervor ushtarak është përdorur në sulmin e Salisbury”.

Para prlamentit, ajo tha se bëhet fjalë për helmimin me një agjent nervor të quajtur Novichok, nën posedimin e rusëve.

Ndaj, tha ajo, pas sulmit qëndron Rusia. Maya tha se dy ishin variantet: ose babë e bijë janë sulmuar direkt nga shteti rus, ose agjenti nervor i ka rënë në duar të tjera.

Sipas saj, duhet që kjo gjë të sqarohet nga Moska brenda 24 orësh. May tha se Sekretari i Jashtëm Boris Johnson ka kontaktuar direkt ambasadorin rus për të dhënë përgjigje brenda afatit të përcaktuar.

siguria ne britani

Më herët mediat vendase bënë me dije se Theresa May do të udhëheqë takimin me ministrat e saj, ku do të informohen për hetimet që janë duke u zhvilluar për tentim-vrasjen ndaj 66-vjeçarit, Sergai Skripal dhe vajzës së tij, Yulia Skripal.

Zyrtarët thonë se të dy janë në gjendje kritike pas ekspozimit ndaj agjentit nervor.

Hetimi për këtë ngjarje tashmë ka hyrë në ditën e tetë dhe ende nuk është bërë publik natyra e agjentit nervor.

Kryetari i komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, ka thënë se helimimi dukej “sikur të ishte i sponzorizuar nga shteti”,.

“Ne presim që kryeministrja ta bëjë njoftimin së shpejti dhe sinqerisht do të befasohesha nëe ajo nuk do të drejtonte gishtin kah Kremlini”, ka thënë ligjvënësi Tom Tugendhat për radion BBC.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në helmimin e ish-spiunit rus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura