Helmimi i ish-spiunit rus dhe vajzës, Putin flet për autorët: Shpresoj t’i tregojnë të gjitha, do kuptoni që…

SHPËRNDAJE

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se nuk ka “asgjë kriminale” lidhur me dy burrat e emëruar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, si të dyshuar për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia.

putin2

Autoritetet britanike kanë identifikuar të dyshuarit si, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, që besohet se janë zyrtarë të Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU).

Mirëpo Putin ka thënë se të dy personat janë civilë dhe se do të tregojë rrëfimin e tyre shumë shpejtë.

Ish-spiuni rus dhe vajza e tij Yulia janë helmuar në Sallsbëri në muajin mars me agjent nervor.

“Ne e dimë kush janë ata dhe i kemi gjetur”, ka thënë Putin në qytetin lindor, Vladivostok.

“Shpresojë se ata do shfaqen dhe do t’i tregojnë të gjitha. Kjo do të ishte më e mira për të gjithë. Nuk ka asgjë të veçantë këtu, asgjë kriminale, ju siguroj. Do ta kuptojmë në një të ardhme të afërt”, ka shtuar ai.

Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Kanadaja janë pajtuar me Mbretërinë e Bashkuar se Qeveria Ruse “pothuajse me siguri” ka miratuar helmimin me Noviçok në Sallsbëri.

Ata i kanë bërë thirrje Rusisë të shpalosë në tërsi programin e saj me Noviçok. REl

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.