Helmimi i ish-spiunit rus, 180 ushtarë britanikë në ndihmë të hetimeve

Mar 9, 2018 | 16:18
SHPËRNDAJE

Sekretarja për Punë të Brendshme e Britanisë së Madhe, Amber Rudd, vizitoi vendin ku ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij, Yulia, janë gjetur pa ndjenja pas një sulmi të dyshuar me agjent nervor.

91951D7D-2FE4-40B0-A8CC-BA9841558096_w1023_r1_s

Skripal, 66 vjeç, dhe Yulia, 33 vjeçe, janë në spital prejse janë gjetur pranë një qendre tregtare në Sallsbëri të Anglisë, më 4 mars.

Rudd e vizitoi lokacionin të premten, i cili tani është mbuluar me një tendë të policisë.

Britania ka thënë se do të përgjigjet fuqishëm nëse dalin dëshmi se Moska qëndron prapa incidentit.

Moska ka mohuar çdo përfshirje.

Rreth 180 ushtarë britanikë janë vendosur në Sallsbëri të premten për të ndihmuar hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura