Helmimet masive nga uji në Krujë/ Rama flet për herë të parë: Në kemi bërë investimet, ndërmarrja ka përgjegjësitë e veta

Oct 27, 2021 | 20:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për situatën e krijuar në Krujë ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm.

Për gazetarët, Rama u shpreh se qeveria ka bërë investimin dhe se ndërmarrja për mirëmbajtjen ka përgjegjësinë e vet. Sipas tij të bësh investimin dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhur janë gjëra të ndryshme.

Pyetje: Zoti kryeministër janë me qindra qytetarë në Krujë që janë helmuar nga i njëjti ujësjellës që ju pitë ujë kur e promovuat gjatë fushatës elektorale. A është ky vetëm një investim sa për fushatë elektorale?

Rama: Sipas jush nuk duhej ndërtuar ujësjellësi i ri, apo ujësjellësi i ri e ka sjellë këtë problem?! Janë komplet dy gjera të ndryshme. Të çosh ujë nëpër shtëpia dhe të dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhura është një gjë tjetër. Qeveria ka bërë investimin për sistemin e ri. Ndërmarrja ka përgjegjësitë e veta. Kjo është në hetim administrativ për të kuptuar çfarë ka ndodhur . Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet nga rritja e shpejtësisë. Tani e ka fajin rruga e re apo një tjetër aspekt që duhet trajtuar”, deklaroi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura