Heidi Lushtaku zbulon emrin e të birit, ja kuptimi i tij i veçantë

May 27, 2022 | 23:08
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Modelja e njohur Heidi Lushtaku i surprizoi para pak javësh ndjekësit e saj pasi zbuloi se është bërë nënë për herë të parë.

Ajo e ka mbajtur gjithnjë hermetike jetën e saj private nga e cila kohët e fundit ka patur shumë të reja. Modelja ndau në Instagram disa foto, ku në njërën prej tyre shihej me partnerin dhe të birin teksa ka shkruar: “Ti ishe sekreti ynë më i bukur. Gëzuar 1 mujorin e lindjes”.

Ndërkohë sot ajo ka zbuluar emrin që i kanë vendosur djalit: Kaïs Ömer. Kaïs Ömer është emër me origjinë arabe. Kaïs do të thotë mençuri ndërsa Ömer nga arabishtja do të thotë “jetëgjatë”.

Modelja ka shpërndarë një foto me të birin në krah duke shkruar: “Duke pushuar me Kaïs Ömer”.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura