Hedhja nga pallati e 34-vjeçares me foshnjën në Vlorë, banorja zbulon detaje tronditëse: Prindërit po e kërkonin. Mamaja më tha dje se Pamela…

Nov 26, 2021 | 13:45
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e 34-vjeçares Pamela Vrioni, e cila u hodh së bashku me foshnjën e saj nga sheshpushimi i një pallati 5 katësh në Vlorë.

Një banore e zonës rrëfen komunikimin që ka patur ditën e djeshme me të ëmën e 34-vjeçares, e cila i rrëfeu se e bija ishte sëmurë dhe kishte pësuar krizë nervore.

Banorja thekson se 34-vjeçarja së bashku me prindërit jetonin në Tiranë, dhe se ajo ishte e divorcuar prej rreth 7-muajsh nga një martesë që kishte dhe djalin e vogël 1-vjeç që humbi jetën.

“Vajzë shumë e mirë, ç’a të themi. Jetonin në Tiranë të gjithë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë. Ishte e martuar, kishte 7-8 muaj e ndarë. Kishte një djalë. I kishte thënë të ëmës dje që dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova dhe unë të ëmën dje dhe më tha kam Pamelën sëmurë. “Çfarë ka”, e pyeta unë. “Krizë nervore”, më tha.

I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lë vetëm. Sot erdhi më trokiti dhe më pyeti nëse e kisha parë Pamelën me djalin. Dola me vrap nga hyrja nga ballkoni se mos hidhej, se e mora me mend çfarë mund të ndodhte.

Dje erdhi në Vlorë, kishte rreth 1 muaj që kishte probleme mendore. Ata po e kërkonin, ajo kishte dalë më përpara”, tha një banore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura