Hedhin çantat nga makina dhe tentojnë të largohen, policia greke arreston shqiptarin dhe grekun me 20 pako marijuanë

Oct 12, 2017 | 23:05
SHPËRNDAJE

Policia greke ka ndjekur një mjet që vinte nga kufiri shqiptaro-grek pranë Igumenicës mbrëmjen e sotme dhe ka arritur ta kapë në Agelokastro, Aitiloakarnania.

6f9cb5a0-f80a-4df3-98a7-161bf43d4beb

Gjatë ndjekjes nga mjeti u hodhën dy çanta që me pas u vërtetua se përmbanin 20 pako me 21 kg 408 gram marijuanë. Burime për ‘Panorama’ bëjnë me dije se u arrit me pas të ndalohej mjeti dhe të arrestoheshin dy trafikantët një shqiptar 26-vjec dhe një grek 39-vjec. Ata thanë se drogën e kishin marre nga një shqiptar në kufi dhe do e transportonin për në Athinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura