Hedh qeset me drogë dhe ia mbath me vrap, kur e kap policia bën gabimin tjetër. Dalin detajet

Feb 8, 2020 | 11:39
SHPËRNDAJE

Arrestohet ne flagrance nga forcat “Shqiponja” nje i ri ne Tirane. Policia njofton se ka vene ne pranga shtetasin A. C., 26 vjeç, banues në kryeqytet. policia-tirane_1_3_14_03

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” duke patrulluar në rrugën “Ndre Mjeda” kanë konstatuar shtetasin A. C., i cili në momentin e konstatimit ka hedhur në tokë tri qese farmaceutike të mbushura me material bimor si ajo e cannabis sativa dhe është larguar me vrap.

“Gjatë prangosjes ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk i është bindur urdhrave të tyre”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë, shtetasi A. C., 26 vjeç, banues në Tiranë. Forcat e Posaçme “Shqiponjat” duke patrulluar në rrugën “Ndre Mjeda” kanë konstatuar shtetasin A. C., i cili në momentin e konstatimit ka hedhur në tokë tri qese farmaceutike të mbushura me material bimor si ajo e cannabis sativa dhe është larguar me vrap. Gjatë prangosjes ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk i është bindur urdhrave të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura