Haxhinasto: Për 5 vite, do ketë mbi 600 vende të reja pune në shërbimet aeroportuale

Mar 31, 2015 | 19:04
SHPËRNDAJE

Fluturimi direkt nga Tirana në Paris. Linja e re direkte është inauguruar sot dhe në fjalën e tij Ministri Edmond Haxhinasto theksoi se hapja e tregut po reflekton cilësi më të lartë shërbimesh për qytetarët shqiptarë dhe kosto më të ulët. 

Ministri ne inagurimin e linjes direkte te fluturimit Tirane – Paris

“Një fakt i mirëpritur është se shifrat e rritjes së qarkullimit ta pasagjerëve në aeroportin e Tiranës janë gati 2.5 herë më të larta se mesatarja e industrisë evropiane”,- thekosi ministri.

Ndërsa theksoi se ka akoma shumë për të bërë. “Nuk kemi ende prezente kompanitë e fluturimit loëcost, ende nuk kemi targetuar segmentin  e turistëve dhe akoma nuk kemi arritur nivele të kënaqshme në shërbimet  kargo” – vijoi ai.

Për ti shërbyer më mirë sektorit të turizmit, Haxhinasto theksoi se është në planet e qeverisë të hyjë në funksion normal aeroporti i Kukësit, si dhe një aeroport i ri në jug të vendit.

“Nëse arrijmë volumin normal të rritjes, në 5 vitet e ardhshme të ketë mbi 600 vende të reja pune vetëm në industrinë e shërbimeve aeroportuale. Prandaj sot është momenti t’i bëjmë ftesë edhe të rinjve, të angazhohen në këtë industri të rëndësishme me të ardhme të sigurt në Shqipëri”,- tha Haxhinasto, duke iu bërë thirrje të rinjve të shkollohen në fushën e aviacionit, “vendit i duhen kapacitete të kualifikuara” – vijoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura