Haxhinasto në Sofje, në fokus hekurudhat

Apr 17, 2014 | 9:30
SHPËRNDAJE

Zhvillimi i infrastrukturës rrugore është i rëndësishëm në kushtet kur bashkëpunimi tregtar dhe shkëmbimet po rriten dita-ditës mes rajoneve. Në fjalën e tij në takimin e organizuar mes vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, u ndal në disa çështje. Së pari ai theksoi investimet e bëra në vendin tonë në funksion të projektit të Korridorit VIII. Po kështu edhe fokusin që po i kushtohet transportit detar, duke bërë investime të rëndësishme në porte. Por investimi në hekurudha si një transport i gjelbër dhe shumë i nevojshëm u bë pjesë kryesore e fjalës së ministrit. “Prioritare për Hekurudhën Shqiptare është përmirësimi i lidhjeve me fqinjët, veçanërisht me Maqedoninë. Plotësimi me linjë hekurudhore të rinovuar të Korridorit VIII do të kompensonte ngarkesat në kanalin e Bosforit, prandaj dhe një arterie efikase për lidhjen e detit Adriatik me Detin e Zi nëpërmjet hekurudhës do të ishte në interesin e përbashkët”, tha ministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura