Haxhia: Si bashkëpunuan Berisha dhe Fatos Klosi në çështjen ‘Hajdari’, u bashkuan edhe në eliminimin e …

Mar 8, 2018 | 17:33
SHPËRNDAJE

Izet Haxhia, i denuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ne vijim te intervistes se tij ne “Panorama” akuzon ish-kreun e SHIK-ut, Fatos Klosi dhe ish-Presidentin Sali Berisha, si dy njerëzit kryesorë që u angazhuan për eliminimin fizik të ish-deputetit demokrat.

klisi izeti

Ai thote per “Panorama” se gjyqi “Hajdari” ka qenë komplet një inskenim dhe dirigjim nga Fatos Klosi nga njëra anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër.

“Prokurorët e kësaj çështjeje, një ditë, shkonin në zyrën e Klosit dhe ditën tjetër në atë të Berishës. Nuk ka pasur orientim të dëshmitarëve që të dëshmonin kundër Berishës, por ka pasur sajime dëshmitarësh të rremë nga Klosi dhe Berisha që të dëshmonin kundër meje dhe vëllezërve të mi. Muldaka ka qenë një dëshmitar i rremë, i përgatitur nga Klosi, ndërsa Petrit Çakrraj, një vrasës dhe mashtrues ordiner, që pas shumë kërkimeve e propozimeve nga Klosi për të gjetur ndonjë tropojan në burgje që të dëshmonte kundër nesh, me anën e njerëzve të Berishës iu servir grupit të prokurorëve, ky mashtrues e vrasës, i cili, në kohën që është vrarë Hajdari, ndodhej jashtë Shqipërisë”- thote ai.

Sipas tij,  gjithë orientimet e dëshmitarëve kanë qenë që të dëshmojnë kundër tyre.

“Edhe dorëzimi i Jaho Mulosmanit me ndërmjetësimin e drejtpërdrejtë të Klosit është bërë që të më fajësojë mua si personi që kam ndihmuar në vrasjen e Hajdarit dhe po të mos kisha qenë unë, Azemi do ishte gjallë. Skenarë kryekëput të Fatos Klosit”- vijon ai.

Haxhia flet per bashkepunimin mes Berishes dhe Klosit ne ceshtjen “Hajdari”.

“Bashkëpunimi në çështjen “Hajdari” mes Sali Berishës dhe Fatos Klosit, edhe pse armiq, është shembulli më i qartë se si kanë funksionuar aleancat mes klaneve politike, edhe pse kundërshtare, këto 28 vjet në Shqipëri. Sipas parimit “Të bashkohemi kundër armikut të përbashkët, edhe pse vetë jemi armiq”, ka bërë bashkë gjithmonë ata kundër atyre që i quanin rrezik për të dyja palët. Në këtë mënyrë janë bashkuar edhe në eliminimin e Haklajve dhe shumë personave të tjerë, që mund t’u prishnin punë dy palëve ose dilnin jashtë kontrollit të këtyre klaneve mafiozo-politike”- thote ai.

PANORAMA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura