Hatërmbetjet e para të ‘’Kënga Magjike’’/ Shpërthen këngëtari: Pseudoartistë që e kanë mendjen tek pazaret…

Dec 9, 2017 | 11:25
SHPËRNDAJE

Kënga magjike sonte në mbrëmje do të shpallë fituesin e madh në një garë që duket se ka qenë e fortë sa i takon repertorit muzikor, por edhe ka qenë shumë e përfolur në media me reagime dhe kundër-reagime. Duket se si çdo vit, edhe këtë herë, hatërmbetjet kanë nisur mes atyre që nuk u kualifikuan për të qenë pjesë e finales së madhe mbrëmjen e sotme.

Mes atyre ‘’të përjashtuarve’’ është edhe Klejti Mahmutaj, i cili me baladën e ndjerë “Më mbaj” nuk mundi të kalonte cakun e gjysmëfinales. Lidhur me këtë ai ka shkruar një status në Instagram ku thotë:

‘’Pershendetje, miq, kolege, dashamires. Rrugetimi im” magjik” perfundoj ne gjysme finale. Koleget e nderuar qe paskan degjuar me veshet mbrapa koke e mendjen te pazaret kane vene firmen e tyre prej pseudo-artistesh ne ato fleta me te cilat kane blere finalen e tyre. Ky qenka arti shqiptar, nuk shkoke dot shume larg nese nuk di dhe pranon te besh kompromise, nese nuk behesh si ata, nese nuk kendon me pike.. Mesa duket zeri, talenti, interpretimi hidhen ne kosh perpara pazareve.  Suksese te gjitheve, e fitofte me i miri!’’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura