Hashim Thaçi: Vajtja në Beograd, thellon bashkëpunimin Kosovë-Serbi

Apr 17, 2015 | 16:40
SHPËRNDAJE

Në një intervistë ekzkluzive për Deutsche Welle, zv/kryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka folur për vajtjen në Beograd. Teksa i është përgjigjur pyetjes se a ka frikë se mund të arrestohet nëse shkon në Serbi, Thaçi nënvizon se dy vendet tashmë janë në një eopkë të re, ku i fton edhe liderët e Serbisë që të jenë më bashkëpunues.

Hashim Thaci interviste per Deutsche Welle

“Unë mendoj se edhe Serbia e di: ajo periudhë e errët edhe për Serbinë edhe për rajonin ka kaluar. Tash jemi në një rrethanë të re. Dhe ju e dini se në atë periudhë ka pasur urdhër arreste ndaj shumë personaliteteve botërore dhe rajonale, në kuadër të tyre kam qenë edhe unë. Tash kemi një lidership të ri në Beograd dhe ajo që shoh në takimet e Brukselit është për një shpresë dhe vullnet për integrimet euroatlantike. Prandaj edhe vullneti im dhe mesazhi për lidershipin në Serbi është që të punojmë bashkarisht për një rajon paqësorë, për një rajon bashkëpunues, për një fqinjësi të mirë dhe për të ardhme të sigurt euroatlantike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura