Hashim Thaçi ndalohet në Srebrenicë: Jam i padëshirueshëm nga Republika Srpska (serbe)

Jul 10, 2015 | 22:52
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është ndaluar në momentet e fundit që të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të gjenocidit serb në Srebrenicë. Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Thaçi shkruan se ndalimi i tij ka ardhur pasi është person i padëshiruar nga Serbia, paçka se ka pasur ftesë zyrtare nga autoritetet boshnjake.

Koment i Hashim Thacit ne “Facebook”

“Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska (serbe)”,-shkruan Hashim Thaçi në “Facebook”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës thotë se sot shënon 20 vjetori i gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetori i gjenocidit të shtetit serb në Kosovë. “Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllezërit, bijtë e humbur në këtë tmerr”,-shkruan Thaçi.

Ndërsa nuk jep detaje të tjera rreth refuzimit të pjesëmarrjes së tij në këtë ceremoni, por shton se populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura