“Hashim Thaçi do arrestohet nëse vjen në Beograd”

Apr 16, 2015 | 21:28
SHPËRNDAJE

Ministri serb qe ka bere deklaraten per Hashim Thacin

Ministri i Policisë së Serbisë, Nebojsha Stefanovic, ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i e Jashtëm i saj, Hashim Thaçi, do të arrestohet nëse ai shkon në Beograd.

“Nëse Thaçi vjen në Beograd, policia do të veprojë sipas ligjit dhe do ta dërgojë para drejtësisë “, ka thënë Stefanovic, raporton koha.net.

Vetë Thaçi, sipas medieve serbe, ka konfirmuar sot vajtjen në Beograd.

Serbia ka lëshuar një urdhër arresti për për Thaçin, që ndryshe njihet edhe si “Gjarpri”, që prej vitit 1999.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura