Hasan Lika më mirë se Milinkoviç, ka marrë pikë sa gjithë kampionati i kaluar

Apr 16, 2018 | 9:22
SHPËRNDAJE

Luftëtari i drejtuar nga trajneri Hasan Lika, asnjëherë tjetër nuk ka bërë më mirë se kaq. Pas 29 javësh të luajtura, bluzinjtë kanë koleksionuar 44 pikë, teksa duhen dhe 7 javë nga përfundimi i sezonit futbollistik 2017-2018. Në fundin e sezonit të shkuar, Luftëtari mori 44 pikë, të mjaftueshme për të mbajtur skuadrën e qytetit të gurtë mes ekipeve elitare të futbollit shqiptar. Në antitezë me të shkuarën, shifrat i japin të drejtë trajnerit Lika për atë ç’ka arritur aktualisht. E mori drejtimin e Luftëtarit pas javës së gjashtë, pas largimit të Luis Kurbelos.
lika
Pesë pikë koleksiononte Luftëtari pas javës së gjashtë, por me ardhjen e Likës në takimin e javës së shtatë, përpos humbjes 3-0 me Kukësin në Gjirokastër, bluzinjtë kaluan çdo pritshmëri, teksa aktualisht kanë një objektiv: Përfaqësimin në Europë. Bashkim Shameti – Kualitetet e Luftëtarit kanë “pjesën e luanit” në ecurinë më shumë se pozitive të bluzinjve pas viteve 90-të. “Nuk kam fjalë për të thënë. Luftëtari aktual më sjell në kujtesë vitet tona të arta, ato të tri dekadave më parë. Ne (Luftëtari) dimë të prodhojmë raste shënimi, gjë të cilën e kemi treguar në të gjitha ndeshjet e luajtura. Kur, në fushë shpirti i garës dhe karakteri janë në sinkron me njëri-tjetrin, vështirë se ka një kundërshtar që mund të ndalë Luftëtarin. Ky Luftëtar nuk e meriton persekutimin e faktorëve të jashtëm”, përfundoi ish-mbrojtësi Shameti. Athanasopulos – “Mund dhe duhet të bëja më mirë në momentin e pësimit të golit. Pata fushëpamje të kufizuar dhe për më tepër topi u devijua nga Liçaj me kokë. S’mund të mos pranoj përgjegjësinë. Kemi dhe shtatë finale për të arritur pjesëmarrjen në kupat e Europës”, tha dje portieri Kristo Athanasopulos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura