Harxhon xhiron e lokalit, lajmëron policinë për vjedhje dhe lidh veten për t’u dukur i besueshëm. Pranga 26-vjeçarit

Apr 20, 2015 | 19:07
SHPËRNDAJE

Një 26-vjeçar nga Puka është vënë në prangat e Policisë pasi ka bërë kallëzim të rremë. Edison Kurtaliaj, sipas bluve, sot rreth orës 02.e 15 të mëngjesit, i punësuar në lokalin ‘’Top Bast’’ në qytetin e Pukës, lokal në pronësi të shtetasit D.H, ka telefonuar inspektorin e Policisë së zonës dhe i ka thënë se kur ishte duke shkuar për në shtepi mbas mbylljes së lokalit në rrugën afër varrezave të lagjes ‘’Zezaj’’ dy persona të panjohur i kanë dalë para dhe më pas e kanë lidhur me tel me gjemba dhe sipas tij i kanë marrë shumën prej 100 mijë lekë dhe janë larguar.
 

foto ilustruese e forcave te policise

Madje në telefonatën e denoncimit, 26-vjeçari kishte thënë edhe se ai ndodhej i lidhur tek pishat.

Me marjen e informacionit në drejtim të vendngjarjes shkuan forca të shumta të policisë, të cilët e gjetën telefonuesin të lidhur me tel me gjemba, të shtrirë në tokë.

Pasi iu dha ndihma e parë në vendin ku u gjet, ai u shoqerua në Komisariatin e Policisë për t’i marrë kallzim mbi ngjarjen e ndodhur.

Sipas deponimit të shtetasit Edison Kurtaliaj, thuhet se pasi ka mbyllur lokalin rreth orës 23 .00 është nisur për në shtëpi dhe gjatë rrugës i kani dalë para dy persona të panjohur dhe i kishin marrë shumën prej 100 mijë lekë të reja dhe më pas e kishin lidhur me tel me gjemba dhe janë larguar. Lekët ishin shumë e xhiros javore që ishte bërë në lokal.

Fillimisht kjo ngjarje u trajtua si vjedhje me dhunë. Në fazën e kryerjes së hetimeve, policia ka kqyrur dhe sekuestruar kompjuterin ku bëheshin regjistrimet për llotot e hedhura.

Por në përfundim të veprimeve të para hetimore si dhe nga tërësia e fakteve dhe provave të grumbulluara rezultoi se shtetasi Edison Kurtaliaj këtë ngjarje e ka improvizuar vetë nisur nga fakti se ka shpenzuar për llogari të vetë shumën prej njeqind e tridhjet mijë lekë të reja ,shumë e lekëve të punës së ’Top Bast’’, fakt të cilin e ka pranuar edhe vetë.

Ndaj Policia arrestoi në flagrancë Kurtaliajn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura