“Harxhohen dhjetëra miliona euro për PPP në një shëndetësi të varfër”- Tritan Shehu: Kemi mjekësi mesjetare, sundon koncepti “o paguaj o vdis”

Oct 5, 2022 | 19:34
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se detyra e ballafaqimit me tumoret, duke filluar që nga identifikimi dhe më pas mjekimi është e shtetit dhe jo e privatit.

tritan shehu

Në një aktivitet të organizuar nga kreu i PD, Sali Berisha në Elbasan, Shehu tha se sot në mjekësinë shqiptarë sundon koncepti “o paguaj o vdis”. “E nisën me shëndetësinë falas dhe po e mbyllin me konceptin o paguaj o vdis”, theksoi Shehu.

Ai akuzoi qeverinë se harxhon dhjetëra miliona euro për PPP në një shëndetësi që është më e varfra në Evropë dhe mesjetare gjithashtu.

“Si mund të flasim për luftë me tumoret kur mungojnë elementët fontamentalë të diagnostikimit. Është tragjike, i kemi bërë në vitet 70 biopsitë dhe këtu nuk realizohen. Si mund të flasim për një ballafaqim shkencor profesional me tumoret, që mos flas për domosdoshmërinë e biopsive për të përcaktuar mjekimin individual të të sëmurit, që është kudo është rutinë. Cohën materialet me lekë, në Londër apo në Francë ata që kanë mundësi t’i çojnë.

Si mund të flasim për një mjekësi të zhvilluar, kjo nuk është mjekësi. Kjo është mjekësi mesjetare.

Ne nuk përballojmë dot mjekimin me radioterapi as për 50 % të nevojave me akselerator linear. Në Shqipëri ka dy çifte akselerator linear një tek publiku një tek privati.

Për një vend si Shqipëria, ku të dhënat thonë se për çdo 250 mijë banorë duhet një çift, duhen 12 çifte. Pra ky është realiteti.

Ky realitet nuk është vetëm për tumoret, por është në tërësi për sistemin shëndetësor shqiptar. Kjo bën që tumoret e gjirit të mos jenë më të shërueshme. Këto janë elementët, pa dyshim ka ardhur momenti që të ballafaqohen.

Unë nuk besoj se ky regjim që harxhon dhjetëra miliona euro për PPP në një shëndetësi më të varfër të Evropës, kur jep me koncesion laboratorët dhe 10 ditëshin e fundit të cdo muaji të sëmurët nuk bëjnë dot analizat dhe shkojnë tek privati, do të ballafaqojë këto elementë?! Unë nuk e besoj kurrë.

Zgjedhjen ta gjejmë të gjithë bashkë, për të shpëtuar edhe jetën e grave që  vuajnë dhe për ta vënë shëndetësinë shqiptare mbi bazat reale të zhvillimit”, tha nder të tjera Tritan Shehu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura