Hartat konfirmojnë humbjen e mbi 8 mijë hektarëve

Sep 10, 2015 | 8:51
SHPËRNDAJE

Nuk është më sekret dokumentacioni që tregon vijën e re kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për të cilën qeveritë e të dyja shteteve kanë firmosur një marrëveshje dy javë më parë, shkruan sot Koha Ditore.

hartaFqinji perëndimor i ka publikuar të gjitha dokumentet, nga të cilat konfirmohet se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë.

Një ditë më parë Qeveria e Malit të Zi ia ka hequr statusin e dokumenteve të klasifikuara raportit që tregon punën trevjeçare të komisioneve që janë marrë me përcaktimin e vijës kufitare, pastaj marrëveshjes për kufirin, hartave topografike, si dhe përshkrimit tekstual të shtrirjes së kufirit shtetëror.

Dokumentet i kanë studiuar të mërkurën dy profesorë të Universitetit të Prishtinës, që ligjërojnë në Departamentin e Gjeografisë; Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi, përcjell koha.net. Ata janë të profilizuar në gjeoinformatikë dhe hartografi.

I kanë gjeoreferencuar hartat e publikuara nga Qeveria e Malit të Zi dhe i kanë futur në GIS, sistem i përpunimit të hartave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura