HARTA/ Tirana në “shtetrrethim”, 5 ditë e bllokuar prej NATO-s

May 25, 2016 | 16:23
SHPËRNDAJE
Peëj datës 27.05.2016 deri më 31.05.2016, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet “Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të Natos”, ndaj Tirana do të jetë e blinduar nga masat e sigurisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore si më poshtë:
13282447_10209497188532392_1349625949_o
-Duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.05.2016 deri më datë 31.05.2016, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza”
– Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin”
– Rruga Lekë Dugagjini,
nga Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” deri tek Sheshi “Italia”
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali II”
– Sheshi “Italia”, Rruga përball Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”
– Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” nuk do të funksionoi gjatë ditëve të këtij Sesioni.
Gjithashtu njoftojmë të gjithë kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve për rreth Pallatit të Kongreseve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura