Harta, Shqipëria ndër vendet më të lira në botë

Mar 23, 2018 | 9:50
SHPËRNDAJE

Sipas një harte të re, e cila është përpiluar duke marrë në konsideratë të dhënat e kostove të jetesës në të gjithë botën, tregon Shqipërinë si një ndër vendet më të lira. Ajo renditet krahas rajonit: Maqedonisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë dhe shteteve të tjera të Europës Lindore si Bjellorusia, Rumania dhe Ukrahina.
A keni menduar ndonjëherë se ku janë vendet më të shtrenjta në botë? Sipas të dhënave të marra nga shumë tregues konsumi dhe çmimesh për 2018, MoveHub përmes një hartë botërore tregon se cilat shtete kanë kosto më të lartë jetese për këtë vit.

Evropa dominonte listën me më të shtrenjtët, duke nisur me Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Danimarkën, të gjitha në 10 vendet e para. Siç mund ta shikoni ka shtete të shtrenjta për të jetuar në gati çdo kontinent, megjithëse përqendrimi më i rëndësishëm është qartësisht në Evropë.
Për fat të mirë, disa prej kostove më të shtrenjta të jetesës në botë janë gjetur në vende që mezi janë të dukshme në një hartë botërore. Azia Juglindore duket mjaft e lirë derisa të vështroni Hong Kong-un dhe Singapor-in.
Ka një ndarje mjaft të dallueshme kur bëhet fjalë për kostot e jetesës në Evropë. Ndërsa shtetet lindore janë të pikturuara me ngjyrë të gjelbër të ndritshme, ndër të cilat edhe Shqipëria në Ballkan, vendet e Evropës Perëndimore kanë atë ngjyrë rozë-portokalli, që tregon kosto të larta. Kjo është e drejtë: nëse doni pushime të lira në Evropë, sipas MoveHub, atëherë duhet të shkoni në Ballkan dhe më gjerë. Vendi më i përballueshëm i Evropës është Ukraina, e cila renditet e 113-ta në renditjen botërore, e ndjekur nga Kosova në 109 dhe Moldavi në 101. Në anën tjetër të spektrit, nuk është çudi që Zvicra është vendi më i shtrenjtë në Evropë, duke u renditur si vendi i dytë më i preferuar në botë për të jetuar.

vendet-me-te-lira

Jeta në vendin e çokollatës, djathit dhe maleve duket qartë me një kosto mjaft të lartë. Një studim i kohëve të fundit nga Expat Insider nga viti 2017 tregon Zvicrën si një nga vendet më armiqësore në botë, kështu që ndoshta është më mirë të jesh vend i lirë dhe i gëzuar.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura