HARTA/ Shi gjithë javën, ja ku do të ketë sot rrebesh dhe shtrëngata

Feb 20, 2018 | 13:00
SHPËRNDAJE

Dite me reshje do te jete e sotmja, nderkohe qe parashikimet nuk jane te mira per te gjithe javen. Meteoalb parashikon se reshjet mbeten prezent gjate gjithe javes ndersa temperaturat vijojne te larta deri te premten.

reshje-shiu-debore-permbytje-moti-ne-vend-rruge-te-bllokuara

“Moti vijon me vranësira dhe shira të përkohshëm ndërsa reshje dëbore në zonat e thella malore. Pasditja dhe në vijim, mbetet me vranësira dhe reshje deri mesatare në Veri dhe Qendër. Vranësira dhe reshje të herë pas hershme mbeten prezent në gjithë vendin, në mbrëmje dhe gjatë natë. Temperaturat e ajrit ruajnë vlera termike thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur nga – 1 në 15°C.”- parashikon Meteoalb.

Parashikimi sipas zonave nga IGJEUM

Intesiteti i reshjeve do të rritet dhe do të arrijë deri mesatar, ndërsa në qarkun e Shkodrës ato do të arrijnë deri intensive.

Në qarkun e Vlorës reshjet do të jenë të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 12; në vendet e ulëta: 7 / 10; në vendet malore: 1 / 6 °C.

harta harta1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura