HARTA/ ISIS-it i janë bashkuar rreth 250 shqiptarë, 90 janë nga Shqipëria

Jun 9, 2015 | 16:07
SHPËRNDAJE

Me mijëra luftëtarë nga e gjithë bota i janë bashkuar ISIS-it, që kur ky grup ekstremist shpalli Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.

Sipas të dhënave të kolegjit britanik “King” për studimet ndërkombëtare, nga Shqipëria kanë ikur rreth 90 shtetas për të luftuar për ISIS-in, ndërsa nga Kosova kanë ikur rreth 150 shqiptarë për të luftuar përkrah xhihadistëve.

Ndërsa nga Maqedonia kanë ikur 12 luftëtarë, më shumti shqiptarë dhe turq.  Gazeta britanike “Telegraph”, zbardh hartën e botës, prej nga kanë ardhur më së shumti luftëtarët e huaj që luftojnë për ISIS-in.

Vendi që ka kontribuar më shumë është Tunizia me më shumë se 3000 luftarë që i janë bashkuar ISIS-it. Ndërsa në vendin e dytë është Arabia Saudite, me mbi 2500 luftëtarë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura