Harta e shakave, mësoni cilat shtete ‘tallen’ me shqiptarët

Jul 31, 2015 | 10:58
SHPËRNDAJE

Faqja e internetit, e cila është e specializuar për lloje të ndryshme të hartave, “Europe Not Dead” ka shfaqur një të tillë, që ka të bëjë me shakatë e popujve që bëjnë në kurriz të njëri-tjetrit.

mapitRezultatet janë shumë interesante, por edhe të pritshme sa i përket disa shteteve ballkanike, transmeton Telegrafi.

Kështu, shqiptarët dhe maqedonasit bëjnë shaka në kurriz të grekëve, ndërsa këta të fundit si objektiv kryesor kanë Shqipërinë.

Serbia dhe Kroacia zbavitet me boshnjakët, të cilët, nga ana tjetër, poshtërojnë gjermanët.

Spanjollët dhe portugezët “tallen” me njëri-tjetrin, ndërsa francezët me belgët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura