Harrojeni Kanye West! Reperi ndryshoi zyrtarisht emrin e tij dhe përmban dy shkronja

Oct 19, 2021 | 15:22
SHPËRNDAJE

Kanye West ka ndryshuar zyrtarisht emrin e tij. Reperi, i cili paraqiti dokumentet për të ndryshuar emrin e tij në muajin gusht, më në fund mori atë që dëshironte.

kanye west

Tani, ai do të njihet ligjërisht si “Ye”. Muzikanti la të nënkuptohej se do të ndryshonte emrin e tij që në vitin 2018, kur publikoi albumin “Ye” dhe disa muaj më vonë shkroi në Twitter: “I njohur zyrtarisht si Kanye West. Unë jam Ye.”

irina shayk kanye west (4)

Ky nuk është ndryshimi i vetëm në jetën e Kanye West kohët e fundit. Kujtojmë që bashkëshortja e tij Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc në muajin shkurt, pasi u raportua se prindërit e 4 fëmijëve, s’po jetonin më bashkë.

irina shayk kanye west (7)

Muzikanti gjithashtu publikoi albumin e tij “Donda” në muajin gusht. Ai debutoi në krye të tabelës Billboard’s Top 200, duke u bërë artisti i 7-të që ka 10 albume në vendin e parë, sipas Billboard.

kim kardashian kanye west (3) kim kardashian, kanye west, princi saudit (3) kanye west (2) kim kardashian kanye west (1) irina shayk kanye west (2) irina shayk kanye west (8) kim kardashian kanye west (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura