Harrohen sharjet, Mesila, Albana dhe Lorenci shfaqen bashkë

Mar 25, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

Në foto: Albana Vokshi, Mesila Doda dhe Lorenc Vangjeli para Kuvendit
Lorenc Vangjeli për publikun e gjerë njihet si një nga analistët e studios “Opinion”, por edhe të programeve të tjera. Por ai momentalisht punon si këshilltar për median i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Por ky fakt nuk e pengon aspak që të shfaqet i buzëqeshur në shoqërinë e dy deputeteve demokrate, Albana Vokshi dhe Mesila Doda. Siç e dimë, Partia e dy deputeteve ka organizuar disa protesta për të larguar nga ai post shefin e Lorencit. Por jo vetëm kaq, tri personazhet e njohura duket se i kanë tejkaluar tashmë edhe disa mëri të vjetra, që i kanë fillesat e tyre në debatet e forta në studio televizive, të cilat kanë degjeneruar më pas edhe në sharje e fyerje. Por të shkuara e të harruara, tashmë Mesila, Lorenci dhe Albana janë sërish miq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura