Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka ripërsëritur se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale.
“Për Kosovën raportet me SHBA’në janë ekzistenciale sepse ekzistenca e shtetit tonë është në këtë raport special”, thotë Osmani në Pressing.
Ajo thotë se LDK ishte e para që e ka dhënë idenë e reciprocitetit.
Osmani është e bindur se ka mund të tejkalohet çështja e taksës ndaj mallrave serbe në mes të partnerëve të koalicionit, LDK-VV.
“Pas atij takimi unë insistoja që të vazhdohej me takime por shumica dërrmuese në Kryesi mendonte ndryshe. Përshtypja ime është se kemi mundur të pajtohemi”, shton Osmani.
Thotë se ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nuk iu kthye shpina kur thoshte se kishte presion për heqjen e taksës.
“Sikur ne të kishim folur me një zë për taksën atëherë krejt më ndryshe do të shiheshim si shtet nga ana e SHBA’ve”, tha ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al