Haradinaj: Zgjidhja e vetme është shpërbërja e Parlamentit

Feb 8, 2016 | 10:32
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Menjëherë pas takimit me Presidenten Jahjaga në Kosovë, ka folur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se gjatë këtij takimi ka shprehur shqetësimin e tij se si shteti është kapur nga PDK dhe LDK.

“Kemi mungesë investimesh, Rend dhe ligj të politizuar skajshmërish. Edhe politika e jashtme dështuar. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe presidenti të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, ka thënë Haradinaj.

Takimi i Jahjagës përçan opozitën, refuzon Vetëvendosja

Ftesa e presidentes, Atifete Jahjaga, për takim të përbashkët mes liderëve të subjekteve parlamentare ka çarë bllokun opozitar.

takimiKjo për faktin se opozita e bashkuar nuk arriti të qëndrojë edhe ndaj kësaj ftese e bashkuar, por u ndanë në qëndrime. Takimi me liderët e partive politike, i thirrur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, filloi në orën 09.00.

Ndonëse janë ftuar të gjithë liderët e partive në pushtet dhe ata të opozitës, në mesin e partive opozitare që e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, është vetëm lideri i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Por, ftesa e presidentes Jahjaga për takim me qëllim të zgjidhjes së krizës politike është refuzuar deri tani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën. Sipas Lëvizjës Vetëvendosje, takimi nuk ka kuptim.

Në takimin e thirrur për sot nga presidentja Atifete Jahjaga pritet të jetë i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëveshjes ndë​rmjet Kosovë​s dhe Serbisë​ në​ Bruksel, të arritur më 25 gusht, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura