“Haradinaj s’ka guxim të veprojë kundër Thaçit, deklaratat e tij janë skandaloze”

Nov 12, 2018 | 9:12
SHPËRNDAJE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje,  Albulena Haxhiu, i ka quajtur skandaloze, deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se ‘’nuk ka informacione në lidhje me atë se çka kanë biseduar në takimin e fundit Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në Bruksel’’.

1111-1

Në një prononcim për  Klan Kosova, deputetja Haxhiu ka thënë se këto paraqitje të Haradinajt tregojnë më së miri se për të më i rëndësishëm është posti i tij prej kryeministri sesa sovraniteti dhe territori i Kosovës.

”Është e papranueshme, madje këto janë deklarata skandaloze të kryeministrit Haradinaj. Siç duket për Haradinajn më i rëndësishëm është posti i tij se sovraniteti dhe territori”.

”Një kryeministër i përgjegjshëm, do të merrte vendim për ndalimin e Thaçit dhe do të lejonte deputetët e tij, të votonin për rezolutën që ia ndalon Thaçit këto aventura dhe ide të rrezikshme”.

”Presidenti Thaçi nuk përfaqëson Republikën dhe as qytetarët në këtë proces të pazareve me territorin”.

”Më 29 shtator, pra në protestën madhështore, qytetarët i treguan atij që nuk e ka mandatin të bëj pazare me sovranitetin dhe territorin”.

”Thaçi duhet të ndalet, është e qartë që Haradinaj nuk ka guximin ta ndërrmarë asnjë veprim në këtë drejtim sepse Thaçi e kërcënon me rrëzim, në rrethana të tilla, angazhimi dhe mobilizimi qytetar është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm”./Klan Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura