Haradinaj shtron iftar për krerët e kumunitetit: Muaji i Ramazanit duhet të shërbej në forcimin e zemërgjerësisë

Jun 8, 2018 | 23:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të premten ka shtruar iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Muaji i Shenjtë i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit duhet të shërbejnë sipas tij, në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet njerëzve.

haradinaj ne iftar

“Durimi dhe fuqia shpirtërore, që e karakterizojnë agjërimin, të na motivojnë për të qenë të bashkuar në rrugën tonë, si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë që të kalojmë sfidat që na dalin përpara”, ka theksuar Haradinaj.

Ai më tutje ka thënë se të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiron agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të këtij muaji të shenjtë të Ramazanit. /Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura