Haradinaj nga Vushtrria: Aq sa e dua votën tuaj, po aq do të punoj për vendin

Jun 4, 2017 | 19:18
SHPËRNDAJE

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA Ramush Haradinaj iu ka drejtuar sot qytetarëve të Vushtrrisë, të cilëve iu ka premtuar se do të punojë për këtë vend dhe në bërjen e shtetit.

18921943-578451378945947-1223391168803522283-n_1496595477-9213151“Qëllimi i  të gjithë neve që jemi bashkë është se jemi para një vendimi që marrim me 11 qershor e me të cilin jetojmë 4 vite dhe nga i cili mund të ndryshojë jeta jonë.

E vërteta është që na kanë thënë edhe të moshuarit tonë përpara më bo shtet e që nuk është lehtë. Ne ende se kemi bo Kosovën shtet s’i kemi kryer ende punët e vendit. Përpjekja për me e bë Kosovën shtet ka shume punë e dikush duhet me mbajt përgjegjësi”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se duhet përforcim i institucioneve dhe i sistemit gjyqësor, pastaj edhe  polica sepse siç tha ai, duhet të ndihemi të sigurt në vendin tonë.

“Pastaj të bëjmë ekonomi e mas pari duhet Qeveria të afrohet ndaj atyre që janë duke punuar pasi çdo familje e jona në lufton me krijuar një ekonomi me pas kushte me shkolluar fëminë. Kandidatët e juaj të Vushtrrisë e kanë dëshmuar se angazhimi mund të ndryshojë gjendjen

Mu më duhet që shtetin me sjell krah përkrah me qytetarin tonë

Mu më është dhënë besimi prej plot partive ta udhëheq vendin, aq sa jam i interesuar për me marr votën nga ju po aq jam i interesuar për të kryer punë

Kosova ka njerëz të zot e ka resurse por kërkohet një bashkim i të gjithëve që ta nisim vendin tonë”, ka thënë ai./Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura