Haradinaj nesër në Vlorë, ja axhenda e kryeministrit të Kosovës

Aug 7, 2018 | 19:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pritet të vizitojë ditën e mërkurë bashkinë e Vlorës.

haradinaj

Gjatë vizitës së tij në Vlorë, sipas axhendës, Kryeministri i Kosovës do të takohet me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli si dhe do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë në këtë qytet.

Në xhendën e Haradinajt, nuk parashikohet një takim zyrtar me homologun shqiptar Edi Rama.

Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës vjen në Shqipëri në vizitë zyrtare gjatë këtij mandati.

Axhenda e plotë

Gjatë kësaj vizite zyrtare kryeministri Haradianj do të zhvillojë këto aktivitete: Në orën 11:00 – 11:30 – Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;

Ora 11:30 – 11:40 – Vizitë Monumentit të Pavarësisë;

Ora 1:50 – 12:00 – Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit

Ora 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;

Ora : 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura