Haradinaj: Ideja e reciprocitetit me Serbinë e mirë, por taksa nuk duhet të hiqet

Nov 5, 2019 | 17:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë, tha se me taksën Kosova është forcuar.

haradinaj

“Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por për aspekte të tjera. Taksa nuk duhet të hiqet, po habitem me do të tjerë që thonë ashtu. Kush do që shkon asaj rruge i bën dëm edhe vetes edhe Kosovës”, tha ai , raporton RTKlive.

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj mas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar takimin me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit njëherësh emisar i Amerikës për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer.

Ai ka folur edhe për rastin Dehari. Ai ka thënë se qeveria ka realizuar kërkesën e familjes për ekspertizë jashtë vendit.

Për mos procedimin e buxhetit 2020, Haradinaj tha se Kuvendi nuk është funksional. “Ne kemi nju draft buxhet, por nuk kemi kujt me ia procedu”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura