Haradinaj i prerë: Taksa hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën

Jan 23, 2020 | 21:55
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi edhe njëherë se taksën me Serbinë do ta heqë vetëm kur ata të njohin Kosovën.

I ftuar në emisionin “Open”, Haradinaj tha se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së zotin Grenell ku kanë diskutuar për disa çështje për Kosovën.

ramushi

“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin- tha Haradinaj.

Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën.

Po, unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën”- tha Haradinaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura