“Hapjen e negociatave e kemi hequr nga axhenda”- Rama konferencë me kryeministrin e Luksemburgut, tregon pikat që u diskutuan: Për agresionin rus…

Aug 26, 2022 | 10:59
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur në përfundim të takimit me kryeministrin e Luksemburgut ditën e sotme në Tiranë.

Në konferencën e përbashkët Rama ceku disa nga pikat e diskutimit që nga agresioni rus, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi në fushën e biznesit.

“Unë e falenderova përsëri dhe dua ta falenderoj edhe publikisht për faktin se në të gjitha rastet ka qenë avokat i yni edhe kur ne nuk kemi qenë të pranishëm., Dua ta falenderoj që mbajti fjalën me një vonesë relative për të vizituar Shqipërinë.

Më vjen mirë që kjo vizitë përkon me një vit të veçantë për marrëdhëniet tona me Luksemburgun. 100 vite nga njohja që i bëri shtetit shqiptar në vitin 1922. Sot kemi diskutuar për atë që vjen më tutje. Më në fund e kemi hequr nga axhenda e diskutimeve hapjen e negociatave.

Kemi folur për agresionin rus dhe ndajmë të njëjtin qëndrim për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj të drejtë. Kemi folur për vijimësinë e afrimit politik mes BE dhe vendeve që negocionojnë për t’u futur në BE. Kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale. Luksemburgu ka një peshë të madhe. Njësoj si floriri që është i vogël por e ka peshën shumë të madhe. Dëshirojmë më shumë interes dhe aktivitet nga kompanitë e tyre.

Kryeministri ka propozuar një takim me Dhomën e Tregtisë në Luksemburg. Është shumë e rëndësishme që ne t’i ftojmë duke u përpjekur që të kapërcejmë përmes demonstrimit të fakteve reale barrierën e perceptimit që i pengon të tjerët të vijnë në Shqipëri kur nuk kanë qenë asnjëherë. Nuk dua të zgjatem por dua të shtoj edhe një fakt tjetër. Që në Luksemburg ka një komunitet shqiptar të respektuar. Kryeministri flet me respekt”, tha Rama.

Rama e cilësoi Luksemburgun një zë të rëndësishëm për zgjidhjen e problematikave në Ballkan. “Luksemburgu në tryezën e BE-së është një zë i rëndësishëm dhe përpjekja për të zgjidhur problematikat në Ballkan, përpjekja nxitur përmirësimin e klimës në Bosnje, si dhe përpjekja për të nxitur dialogun Kosovë-Serbi janë pjesë e interesit të Luksemburgut dhe kryeministrit Xavier Bettel.

Dua ta falenderoj për rolin e tij të veçantë në procesin e bindjes së aktorëve të tjerë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë me Bashkimin Evropian”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura