Hapja e negociatave, Presidenti Meta: Politika në vend toksike dhe artificiale, konflikti është zgjedhur si mënyrë drejtimi

Oct 8, 2019 | 19:16
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Ilir Meta u shpreh sot se sa i takon hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, një ndër problemet kyçe në disfavor, është pikërisht konflikti politik aktual.

Në një bashkëbisedim me studentët, ai ka theksuar edhe një herë se situata politike në toksike dhe ka një konflikt, por artificial dhe jo mbi baza reale, e pikërisht ky konfliktualitet ka bërë që veni të gjendet në këtë situatë.meta

“Po të ishim në vitin 2000 dhe të më thoshe si mendon sikur Shqipëria të hyjë në BE në 205, unë do të bija ngushte se do mendoja se do hynte më shpejt.

Tani jemi ende në një moment ku presim çeljen e negociatave…  kemi humbur shumë kohë, dhe në fakt ne si popull dallohemi që humbasim shumë kohë.

Në 2002 kemi qenë me të njëjtin ritëm se Kroacia, dhe para Serbisë e Malit të Zi. Tani ku jemi? Ato janë shumë përpara dhe ne ende po luftojmë për të marrë një autorizim.

Kjo nuk është një përgjegjësi e popullit shqiptar, ndërkohë shohim që politika është në nivele të larta është toksike, artificiale çdo gjë, jo në baza real.

Është zgjedhur konflikti si mënyrë drejtimi por dhe si shmangie përgjegjësie.

Është kjo situatë konfliktuale që na ka sjellë në ketë situatë që jemi.

Kushtet kërkohen prej tre vitesh sepse Europa ka disa standarde, të funksionimit të shtetit dhe medias, të gjitha bashkë, dhe nuk munden ta ulin.

Këto gjera ne i kemi ditur, kemi thënë që duhet t’i bëjmë por interesi politik afatshkurtër ka dominuar, por dhe ndonjë interes i gabuar… por jo çdo gjë mund të zgjidhet me lobime”, u shpreh Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura