Hapja e negociatave me BE-në, në prill analiza për Shqipërinë

Mar 15, 2018 | 10:51
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit në Komisionin Europian DG NEAR ( Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiation) do të përgatisë në muajin prill paketën e zgjerimit 2018, duke përfshirë raportet e vendeve.

Shqiperia-dhe-BE-678x381

Në “Planin e Menaxhimit 2018 “ që DG NEAR publikoi së fundmi thuhet se në muajin prill do të bëhet një analizë ku do të diskutohet procesi i negociatave dhe mundësia e hapjes së tyre për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

DG njoftoi se do të vazhdojë punën e vazhdueshme me vendet negociuese (në veçanti me Serbinë dhe Malin e Zi) për të përparuar në negociatat e pranimit, duke përfshirë përgatitjen e dokumenteve dhe raporteve të nevojshme.

“DG do t’i raportojë Këshillit nëse ka përparime të mjaftueshme në lidhje me rekomandimet e saj të kushtëzuara për të hapur negociatat e pranimit me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë“, thuhet në Planin e Menaxhimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Europian

Pas marrjes së përgjigjeve nga Bosnja dhe Hercegovina në pyetësorin, DG NEAR do të vazhdojë përgatitjen e mendimit të Komisionit mbi aplikimin për anëtarësim në BE të paraqitur nga Bosnja dhe Hercegovina, siç u kërkua nga Këshilli në shtator 2016.
DG do të vazhdojë të promovojë zbatimin e Axhendës Evropiane të Reformës së MSA në Kosovë.

DG NEAR njoftoi se po mban dialog mbi të gjitha fushat e bashkëpunimit të përbashkët me Turqinë, si dhe rezultatet e monitorimit të ngushtë të zhvillimeve në Turqi dhe ndjekjes së udhëzimeve politike.
Komisioni Europian gjithashtu këtë vit rishikon dokumentet strategjike për përfituesit e iPA-s

Por gjithsesi në planin e detajuar të punës, DG nuk përcaktuar një datë apo muajin për hapjen e negociatave më Shqipërinë.

Politikat e zgjerimit në Ballkan vënë theks të veçante në promovimin e sundimit të ligjit, në respektim e të drejtave e njeriut, zhvillimin ekonomik, demokracinë dhe mirëqeverisjen.
DG synon të përmirësojë bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe me BE-në, duke përfshirë zhvillimin infrastrukturës, lidhjeve ekonomike dhe njerëzore dhe nxitjen e fqinjësisë së mirë midis vendeve të zgjerimit me synimin për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura