“Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim historik”/ Presidentja e KiE: Janë pjesë e Evropës jo një ndalesë në…

| 11:11
SHPËRNDAJE
 

ursulaAmbasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca, ka postuar në Twitter, fjalën e presidentes së Këshillit Europian, Ursula Von der Leyen. Ajo ka deklaruar se hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim historik.

Sipas Von der Layen, vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit.

 “Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim historik. E ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat, Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”, ka thënë Von der Leyen.

I të njëjtit mendim është edhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.