Hapja e negociatave, Komisioneri për Zgjerim tregon detaje nga biseda me Bashën: Kemi rënë dakord që reformat duhet të vazhdojnë

Mar 26, 2020 | 16:51
SHPËRNDAJE

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Me një shënim në twitter, Varhelyi shkruan se u bisedua për rëndësinë e arritjes së Shqipërisë në marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e pranimit.

basha varheley

Sipas Varhelyi, me kreun e PD-së u ra dakord për vazhdimin e reformave, ndërsa shton se BE mbështet Shqipërinë në rindërtimin dhe luftën kundër koronavirusit.

Postimi i plotë:

Si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm, fola sot me lulzim Bashën për rëndësinë e arritjes së Shqipërisë në marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e pranimit.  Ne kemi rënë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. BE i qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit dhe luftën kundër Coronavirus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura