Hapja e listave/ Erl Murati: Propozimi i PS shkel frymën kushtetuese, cenohet barazia në garë e kandidatëve për deputet

Sep 21, 2020 | 21:53
SHPËRNDAJE

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, në lidhje me hapjen e listave, tha se propozimi i PS-së nuk flet në fakt për hapje totale të listave.

erl-murati-768x450

Për Muratin, propozimi i PS-së shkel frymën kushtetuese dhe cenon barazinë në garë të kandidatëve për deputetë.

“Kushtetuta thotë se duhen zgjedhje me lista të hapura. Ndërsa, zgjedhjet po bëhen jo me lista të hapura. Kjo unë them që nuk e reflekton atë që thuhet në Kushtetutë. Unë them se propozimi i PS bie ndesh me frymën kushtetuese.

Tjetër problem është se mund të shkojë në Kuvend një person që merr 1000 vota dhe nuk shkon një person që merr 5000 vota për shembull. Unë them se Kodi Zgjedhor është kthyer pas. Ka pra dy probleme, shkelje të frymës kushtetuese dhe cenim të barazisë në garë. ndoshta propozimin konkret e duan kryetarët e partive dhe prandaj nuk kundërshtohet”, deklaroi Murati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura